Bota

Tensionet në veri/ Lista Serbe shpall deklaratën me 6 pika: Vuçiç të flasë në emrin tonë

Deklarata vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.

24 Gusht 2022, 15:54 Nga e.k
Tensionet në veri/ Lista Serbe shpall deklaratën me 6 pika:
Anëtarë të Listës Serbe në mbledhjen e zhvilluar

KOSOVË- Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët me 6 pika ku kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “që të flasë në emër të tyre”.

Deklarata vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.

“Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e targave dhe kartave të identitetit. në 7 ditët e ardhshme, në përputhje me interesat e qytetarëve tanë duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, thotë pika e parë e dokumentit.

Pika e dytë kërkon themelimin e Asocaiconit të Komunave Serbe, e cila thotë se “është obligim që Kosova ia ka Bashkimit Evropian”.

Më pas, si pikë e tretë kërkohet nga KFOR-i që ta garantojë sigurinë e serbëve të Veriut, shkruan Gazeta Express.

“Ftojmë bashkëqytetarët që të mos bien në grackën e vendimeve të njëanshme dhe ofertave joshëse të Albin Kurtit për targa dhe dokumente personale, sepse kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, për më tepër Prishtina po e përdor këtë çështje si fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë në këto zona”, thotë pika e katërt.

Në pikën e pestë thuhet se përfaqësueit e këtyre komunave “mbrojnë interesat e popullit serb”.

E në fund, si pikë gjashtë paralajmërohet dalja nga institucionet e Kosovës në rast se nuk gjendet kompromisi deri më 1 shtator. 

kosove albin kurti

Sondazh

Poll