Bota

Kurti nuk i kursen ironitë: E pashë që edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën

Kurti u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.

24 Gusht 2022, 14:37 Nga A.B
Kurti nuk i kursen ironitë: E pashë që edhe Escobarin e kishte
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka komentuar vizitën e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës. Kurti u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.

“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një cështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll