Bota

Pas takimit me Osmanin, Escobar dhe Lajçak nisen drejt kryeministrisë! Takim "kokë më kokë" me Kurtin

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

24 Gusht 2022, 15:24 Nga e.k
Pas takimit me Osmanin, Escobar dhe Lajçak nisen drejt
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak

KOSOVË- Pas përfundimit të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dy zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së janë nisur drejt selisë së Kryeministrisë ku do takohen me kryeministrin, Albin Kurti.

Bashkë me Escobarin e Lajçakun, në takim në kryeministri është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ata kanë shkuar në këmbë dhe pritet që në takim të diskutohet marrëveshja e reciprocitetit.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiç, në Bruksel.

gabriel escobar miroslav lajçak

Sondazh

Poll