Bota

"Të pafajshmit e paguajnë luftën", Papa Françesku paralajmëron për rrezikun e “katastrofës bërthamore” në Zaporizhja

Papa Françesku ndër të tjera u shpreh se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

24 Gusht 2022, 14:29 Nga e.k
"Të pafajshmit e paguajnë luftën", Papa
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për hapa konkrete dhe serioze në zgjidhjen e konfliktit dhe luftës në Ukrainë në mënyrë që të parandalohet rreziku i një kastastrofe bërthamore në centralin bërthamor në Zaporizhja.

Papa foli para audiencës që mbledh çdo javë dhe u shpreh se beson shumë se do punohet gjetjen e një zgjidhjeve kur lufta është në ditën e 180-të të saj.

“Shpresoj se do të merren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës, dhe për të shmangur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Zaporizhja. Të pafajshmit e paguajnë luftën, të pafajshmit", tha Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ndër të tjera u shpreh se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për sulme në këtë central.Moska e ka marrë kontrollin e centralit pak pas nisjes së luftës. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje vazhdimisht për çmilitarizim të zonës bërthamore. 

papa françesku

Sondazh

Poll