Bota

Vritet nga një shpërthim bombe në makinë i emëruari i Rusisë në qytetin e pushtuar në Ukrainë

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë tha në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko vdiq në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimisht nën ulësen e makinës së tij” që ka shpërthyer. Rusia ka emëruar zyrtarë të rinj nën komandën e saj në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, ku disa prej tyre janë sulmuar.

24 Gusht 2022, 15:09 Nga e.k
Vritet nga një shpërthim bombe në makinë i emëruari i
Ivan Sushko.

RUSI- Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar ukrainas, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë.

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë tha në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko vdiq në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimisht nën ulësen e makinës së tij” që ka shpërthyer. Rusia ka emëruar zyrtarë të rinj nën komandën e saj në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, ku disa prej tyre janë sulmuar.

Më 6 gusht, Vitaliy Hura, zëvendëskryetar i emëruar nga Rusia në qytetin ukrainas, Nova Kakovka, është qëlluar për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar teksa ka qenë duke dalë nga shtëpia. Një ditë më vonë, agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se guvernatori i emëruar nga Rusia në rajonin Herson, Volodymyr Saldo, është shtruar në spital.

Në disa raportime është thënë se ai mund të jetë helmuar.

Më 24 qershor, një makinë-bombë në Herson ka lënë të vdekur udhëheqësinë e emëruar nga Rusia për politika të të rinjve në Herson, Dmytro Savluchenko.

ivan sushko

Sondazh

Poll