Bota

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Kurti: Kemi hedhur idenë e njohjes së të gjitha dokumenteve

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha se pozicioni i Kosovës është qëndrim europian.

24 Gusht 2022, 12:00 Nga A.B
Bisedimet Kosovë-Serbi/ Kurti: Kemi hedhur idenë e njohjes së
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se në bisedimet e kryera ditë më parë në Bruksel, hodhën idenë për njohjen e të gjitha dokumenteve. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha se pozicioni i Kosovës është qëndrim europian.

'Kemi hedhur dhe idenë që të njihen të gjitha dokumentet. Pse mos të njihen? Pozicioni ynë në këtë qëndrim është evropian. Është pozicion që del nga principet evropiane dhe që i shmang zgjidhjet ad-hoc. Fakti që ne kemi raport reciprok nuk do të thotë njohje e plotë. Sa për dijeni Greqia nuk e njeh Kosovën, por njeh dokumentet e Kosovës, njeh target e Kosovës. Reciprociteti është fryma që mund të çojë në njohjen mes dy vendeve.

Kosova nuk mund të marrë vendime që vendosin në pikëpyetje pavarësinë e saj. Pavarësia e vendit nënkupton që nuk mund të promovojmë një rend juridik të ndryshëm në një pjesë të territorit. Që siç kërkon pala serbe të shtrijë kontrollin e Serbisë në Kosovë, apo që akomodojnë interesat e grupeve kriminale të cilat e dëmtojnë shtetin e Kosovës. Kjo nuk është e mundur! Në Bruksel nuk kemi parë propozime konkrete të palës serbe”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll