Bota

Takimi në Bruksel me Vuçiç/ Pse nuk e komentoi më parë? Kurti: Kishte dakordësi për mosprononcim

Kurti tha se jo të gjithë i janë përmbajtur këtij dakordësimi.

24 Gusht 2022, 12:03 Nga A.B
Takimi në Bruksel me Vuçiç/ Pse nuk e komentoi më
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me takimin e zhvilluar në Bruksel me Aleksandër Vuçiç. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se nuk e komentoi më parë takimin në Bruksel pasi kishin rënë dakord që të mos dilnin në prononcime për mediat. Mirëpo, Kurti tha më pas se jo të gjithë i janë përmbajtur këtij dakordësimi.

“Unë nuk jam prononcuar pas takimit të datës 18 gusht, meqë ka pasur një dakordim intern për mosprononcim, për mosacarim nga brenga që kjo do të ndikonte negativisht në ecurinë e dialogut. Jo të gjithë i janë përmbajtur këtij parimi të dialogut”, shtoi ai.

Vuçiç doli në komunikatë për mediat ditën e dielë, vetëm tre ditë pas mbledhjes në Bruksel.

albin kurti

Sondazh

Poll