Bota

Gjykata tajlandeze pezullon kryeministrin nga detyra

Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra zyrtare kryeministrin Prayuth Chan-ocha. Partitë opozitare të vendit ngritën një çështje duke deklaruar se Prayuth e kishte tejkaluar mandatin e tij.

24 Gusht 2022, 11:12 Nga s.s
Gjykata tajlandeze pezullon kryeministrin nga detyra
Prayuth Chan-ocha

TAJLANDË- Gjykata e lartë e Tajlandës ka pezulluar nga detyra zyrtare kryeministrin Prayuth Chan-ocha. Partitë opozitare të vendit ngritën një çështje duke deklaruar se Prayuth e kishte tejkaluar mandatin e tij në detyrë. Kushtetuta e Tajlandës e ka si ligj që të kufizojë kryeministrat për tetë vite në detyrë.

Kundërshtarët dhe aktivistët që shtynin për largimin e Prayuth kishin argumentuar se mandati i tij filloi kur ai u bë udhëheqës i juntës dhe u emërua kryeministër i qeverisë së re ushtarake në gusht të vitit 2014. Kështu mandati i tij duhet të përfundojë këtë javë. Akoma pritet një vendim përfundimtar, por gjykata urdhëroi pezullimin e tij teksa çështja po shqyrohet. Kjo vjen pasi gjatë viteve të fundit ai është përballur me rritjen e opozitës edhe pse i mbijetoi një votimi mosbesimi kundër tij muajin e kaluar. Disa kohë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë ndërtesave të parlamentit në kryeqytet, Bangkok, duke kërkuar dorëheqjen e tij, raporton BBC.

Mbështetësit e tij thonë se mandati i tij filloi vetëm në vitin 2017, kur hyri në fuqi një kushtetutë e re, ose edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme në 2019 që e panë atë të zgjedhur në pushtet. Sipas këtyre kushteve, ai teknikisht mund të vazhdojë të shërbejë deri në vitin 2027, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Zëvendëskryeministri Prawit Wongsuwan, 77 vjeç, gjithashtu një ish-shef i ushtrisë, ka të ngjarë të bëhet kryeministri i përkohshëm, sipas linjës së pasardhësve të kabinetit.

tajlande

Sondazh

Poll