Bota

Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Isha si kryeministër, jo si polic apo doganier

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti fillimisht foli për agjendën e takimit, e po ashtu deklaroi se në takim ishte si kryeministër e jo si polic apo si doganier.

24 Gusht 2022, 11:49 Nga A.B
Takimi me Vuçiç në Bruksel, Kurti: Isha si kryeministër,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tregoi ditën e sotme se për çfarë bisedoi me Aleksandër Vuçiç në Bruksel. 

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti fillimisht foli për agjendën e takimit, e po ashtu deklaroi se në takimin në Bruksel ishte si kryeministër e jo si polic apo si doganier.

“Sipas agjendës së komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur në formatin 1+0 do të trajtonte vetëm dy tema: diskutimet për elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale”, tha Kurti.

Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.

Kurti tha se Kosova ofroi trajtimin e të drejtave të pakicave respektive, përfshirë edhe garancionet përkatëse si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për shqiptarët në Serbi.

Ai shtoi se ka propozuar rikonsiderimin e marrëveshjeve të deritanishme, “por jo me idenë e rinegocimit të tyre siç është plasuar dezinformata nga pala tjetër”.

“Fatkeqsisht ky elaborim i imi nuk u shoqërua me kontribut pozitiv nga pala tjetër, e cfila në vend të ideve ka nxjerrë vetëm konstatime se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël e gradual”, tha ai.

albin kurti

Sondazh

Poll