Shpërthimi me tritol në banesën dykatëshe në Tiranë, zbulohet emri i pronarit, dyshimet e policisë
Foto ilustruese TIRANË- Shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën dy katëshe të Remzi Ponarit. Kati i parë i cilli isht...
Ndaj tre personave me nënshtetësi të huaj, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
TIRANË- Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç do të dalin ditën e sotme në orën 11:00 para Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tre personave me nënshtetësi të huaj, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Prokuroria thotë se nga marrja në pyetje e ukrainasit dhe rusëve dyshohet se kanë ardhur për spiunazh në vendin tonë. Në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.
“Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të pëcaktuara” thuhet në kërkesën e prokurorisë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ata u shoqëruan nga policia mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj neuroparalizues. Në dëshminë e tyre në polici pas arrestimit, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.
Çfarë ndodhi më 20 gusht?
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.
Foto ilustruese TIRANË- Shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën dy katëshe të Remzi Ponarit. Kati i parë i cilli isht...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore shpërthimin me ...
Shqiptaret drejt Anglise BRITANI E MADHE- Media britanike Dailymail i ka kushtuar artikull emigracionit të shqiptarëve në Britaninë e M...
Policia TIRANË- Pas denoncimit të qytetarëve (lexo këtu) policia e kryeqytetit ka konfirmuar shpërthimin me tritol që ndodhi ...
Shi DURRËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin në këto ditë të fundit të gushtit ka bërë që...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës. Përmes një post...
Foto ilustruese TIRANË- Banorët e lagjes “Siri Kodra” në Tiranë kanë raportuar se mbrëmjen e djeshme ës...
Reshje shiu TIRANË- Moti bën ndryshim drastik. Sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshj...
Foto Ilustruese VLORË- Një vatër zjarri e nisur disa orë më parë në malin e Llogarasë, tani po merr përmasa t&...
Ermal Mulosmani TIRANË- Gazetari Ermal Mulosmani ka komentuar reagimet në rrjetet sociale se Rama i ka vjedhur lavdinë Luiza Gegës dit&...