Sport

Emocionuese! Sezoni i ri i futbollit në Ukrainë nis nga një ushtar… lojtari nuk i mban dot lotët (video)

Momente emocionesh në takimin Shakhtar-Metalist, zhvilluar me dyer të mbyllura në stadiumin Olimpik në Kiev.

23 Gusht 2022, 13:11 Nga DOSJA

Emocionuese! Sezoni i ri i futbollit në Ukrainë nis nga një

UKRAINË- Momente emocionesh në takimin Shakhtar-Metalist, zhvilluar me dyer të mbyllura në stadiumin Olimpik në Kiev. Kampionati ukrainas është rikthyer, më shumë se tetë muaj pas ndeshjeve të fundit të luajtura në vend, në dhjetor 2021. Me luftën që vazhdon ende në vend, futbolli kthehet për të transmetuar një shenjë shprese dhe për të shërbyer si një mjet që gjërat në Ukrainë po normalizohen.

Në prag të festë së pavarësisë, lojtarët e të dyja skuadrave dhe arbitri performuan me flamuj ukrainas. Më pas radhën e kishte himni kombëtar dhe një mesazh nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Për të luajtur topin që përfaqësonte rikthimin e kampionatit ukrainas, u ftua një ushtar i ri nga batalioni Azov, i plagosur në luftë. Kur ushtari ktheu shpinën pasi dha startin simbolik, sulmuesi 21-vjeçar i Shakhtarit, Danylo Sikan derdhi lot. Një moment emocionues.

E.Ç (Dosja.al)

kiev ukraine shakhtar

Sondazh

Poll