Sport

Kriza e çuditshme e Liverpool që askush nuk e kishte parashikuar, tifozët nisin talljet: Van Dijk bëhet "Van Disney"

“Ne nuk ishim 100% gati”. Jurgen Klopp ka shpjeguar para kamerave humbjen e pësuar nga Liverpool ndaj Manchester United në javën e tretë të Premier League-s.

23 Gusht 2022, 12:42 Nga DOSJA

Kriza e çuditshme e Liverpool që askush nuk e kishte parashikuar,

ANGLI- “Ne nuk ishim 100% gati”. Jurgen Klopp ka shpjeguar para kamerave humbjen e pësuar nga Liverpool ndaj Manchester United në javën e tretë të Premier League-s. ‘Djajtë e Kuq’, të cilët e nisën ndeshjen me Cristiano Ronaldon dhe Maguire në pankinë, mundën të sillnin në fushë një Liverpool të panjohur dhe që tani është në vendin e 16-të në kuotën e 2 pikëve.

Skuadra nuk duket të jetë aq e bashkuar sa dikur dhe përleshjet me në fushë kanë qenë një demonstrim i kësaj. Sidomos ai mes Milner dhe Van Dijk me rastin e golit të Sanços. Në rrjetet sociale, tifozët e Liverpool kanë theksuar vazhdimisht pozicionin e mbrojtësit holandez në momentin e golit: i palëvizshëm në zonën e penalltisë me duart pas shpine. Aq sa përfundoi menjëherë në në rrjetet sociale me emrin e “Van Disney” që u bë trend në Twitter.

Përplasja verbale me Milner është gjithsesi shenjë e një situate tensioni dhe vështirësie të madhe që po përjeton skuadra e Klopp për momentin, e pamësuar me një fillim kaq të keq dhe që sigurisht nuk përfaqëson këtë skuadër.

Henderson u kritikua shumë për gabimin e tij në golin e dytë të Manchester United, kur prekja e tij favorizoi Martial, i cili i dha një pasim të shkëlqyer Marcus Rashford i cili ia doli të shënonte. Alisson.

E.Ç (Dosja.al)

van dijk liverpool

Sondazh

Poll