Sport

Legjenda e Liverpool-it, flet pa ‘doreza’: “Casemiro nuk ka qenë kurrë lojtar i madh”

Graeme Souness, ish-lojtar i ‘Reds’, aktualisht opionist në ‘Sky Sport’, kundër rrymës: "Unë mendoj se ai ishte me fat që ishte në këtë Real Madrid,"- është shprehur ai.

23 Gusht 2022, 12:38 Nga DOSJA

Legjenda e Liverpool-it, flet pa ‘doreza’: “Casemiro nuk ka

ANGLI - Nuk ndalen kritikat ndaj Casemiros. Të fundit ishin ato të Graeme Souness, legjendës së Liverpool dhe analistit të Sky Sports. Ish-lojtari nuk kafshoi gjuhën për brazilianin, që sapo ka nënshkruar për Manchester United.

“Casemiro po luante me lojtarë të mëdhenj te Real Madridi, por ai nuk është një lojtar i madh, ai kurrë nuk ka qenë një lojtar i madh”,- tha Souness për ‘Sky Sport’. Nuk e di se çfarë i ka mbetur ish-lojtarit, i cili shtoi se "Unë mendoj se ai ishte me fat që ishte në atë ekip të Real Madridit. Unë kurrë nuk pres të shoh Casemiro të shkëlqejë. Nuk kam qenë kurrë i emocionuar që kam parë Casemiron”.

Legjenda e Liverpool-it, flet pa ‘doreza’: “Casemiro nuk ka

Souness vazhdoi të fliste për Casemiron për të përfunduar se "Unë nuk mendoj se ai ka një gamë të madhe pasimesh, nuk mendoj se do të bëjë që të luajnë futbollistët e tjerë. Real Madridi dhe ajo mesfushë në veçanti ishte plot me lloje futbolli. Ai është 30 vjeç dhe kushton 70 milionë plus aksesorë... janë shumë para. Nuk e shoh Manchester United të luajë më mirë kur Casemiro ka topin,"- vazhdoi Souness. Por, ish-lojtari e pranon se "Casemiro do t'a ndihmojë Manchester United për të qenë më solide në mesfushë".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll