Aktualitet

Akuzohen për spiunazh/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për tre turistët rus

Në dëshmitë e marra prej tyre ata kanë pranuar se kanë lidhje me inteligjencën ruse pasi janë kontaktuar nga ata dhe sipas tyre u kanë kërkuar që të bëjnë foto por ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me dosjën hetimore. 

23 Gusht 2022, 15:32 Nga e.k
Akuzohen për spiunazh/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg
Prokuroria Elbasan

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për tre turistët rusë të arrestuar pasditën e 20 gushtit pasi u futën në zonën e ndaluar në Uzinën  e Gramshit.

Dosja ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit ku pritet që nesër në orën 11:00 të mbahet seanca Gjyqësore ndaj tyre. Në dëshmitë e marra prej tyre ata kanë pranuar se kanë lidhje me inteligjencën ruse pasi janë kontaktuar nga ata dhe sipas tyre u kanë kërkuar që të bëjnë foto por ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me dosjën hetimore. 

Çfarë ndodhi më 20 gusht? 

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjec.

ruset sulmojne uzinen e gramshit prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2022, 12:26 F.M

Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng

Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e konsideron pengmarrje të Luiza Gegës ceremoninë e nderimit të saj. Në një pos...