Art&Argëtim

(Video) Plas sherri mes Donaldit dhe Florit/ I përmendi tradhtinë, moderatori ironizon Donaldin: Nuk bën për prezantim

Një përçarje ka ndodhur mes humoristit Donald Veshaj dhe moderatorit Flori Gjinaj, e cila ka nisur vetëm nga një video që moderatori ka postuar në TikTok.

22 Gusht 2022, 20:06 Nga s.s
(Video) Plas sherri mes Donaldit dhe Florit/  I përmendi tradhtinë,
Flori Gjini dhe Donald Veshaj

TIRANË- Një përçarje ka ndodhur mes humoristit Donald Veshaj dhe moderatorit Flori Gjinaj. E gjitha kjo ka nisur vetëm nga një video që moderatori ka postuar në TikTok.

Së fundmi Flori publikoi një video në TikTok ku realizon një trend të fundit mirëpo ndjekësit e kanë lidhur menjëherë këtë video ironike me aktorin. “Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format”, thuhet gjatë videos që Flori ka publikuar.

“Për kë mendon ti?”, pyet moderatori ndjekësit teksa shumë ndjekës i përmendin emrin e Donaldit. Përplasja mes dyshes nisi nga intervista e moderatores Ori Nebijaj në emisionin “Më lër të flas”, ku ajo foli për emisionin veror “Pushime on top”.

Sezonet e ‘Pushime On Top’, ajo e ka moderuar me Florin dhe tha në intervistë se ai ende nuk i ka kthyer përgjigje për sezonin e pestë. “Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”, e pyeti me ironi Donaldi. E duket se Flori nuk e priti mirë pyetjen e Donaldit duke i përmendur atij tradhtinë ndaj Bora Zemanit.

donald veshaj flor gjini

Sondazh

Poll