Sport

VIDEO/ Përlotet Luiza Gega: Kam pasur oferta nga shtete të tjera, dua Shqipërinë

Ajo kërkoi ndjesë për lotët dhe tha se nuk ishte përgatitur që do të kishte kaq shumë emocione në këtë ditë. 

23 Gusht 2022, 12:13 Nga F.M
VIDEO/ Përlotet Luiza Gega: Kam pasur oferta nga shtete të tjera, dua
Luiza Gega

TIRANË- Luiza Gega, kampione e Evropës në atletikë është përlotur gjatë ceremonisë për nderimin e saj. Me të dridhur, Ggea falenderoi të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë e kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ajo kërkoi ndjesë për lotët dhe tha se nuk ishte përgatitur që do të kishte kaq shumë emocione në këtë ditë. 

"Faleminderit të gjithëve, ju falenderoj., nuk e harroj kurrë që kur isha në Kenia më pyetët për performacën dhe për gjithçka. Faleminderit....më falni...nuk jam përgatitur për këto emocione, nuk e prisja...më falni...falemidnerit të gjithëve, ju falenderoj ministra, zoti Veliaj, e kryeministri, nuk kam ndjerë kurrë politikanë më të afërt se ju. Para shumë vitesh kur kam marrë pjesë në një kampionat europian në Paris. Dola nga fundi dhe me diferencë. Kisha veshur ngjyrat kuq e zi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Dhe biseda me trajnerin ishte që kurrë nuk vij të përfaqësoj vendin tim. Doja të isha afër me konkurrentet e tjera. Aty isha ndarja se çfarë doja të bëja. Duhet të punoja shumë. Ishte një hap shumë i vështirë. Dhe trajneri më tha që do të kërkojë shumë mund dhe sakrificë. Duhet të stërvitesha në shi dhe të ftohtë. Pavarësisht halleve familjare. Filluam të bëjmë hapa që më sollën këtu. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Kam pasur shumë vështirësi. Sportistët pësojnë edhe dëmtime që të kthejnë mbrapa. Kam pasur edhe oferta për vazhduar me shtete të tjera por e dua këtë vend. Vërtetë e kam besuar që do vijë një ditë që vendi ynë do të ndryshojë. Kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar, por kemi ecur shumë përpara. Nuk është kurrë vonë nëse do t’ia dalësh

,"- tha Gega. 

luiza gega

Sondazh

Poll