Politike

Për 100-vjetorin apo për unitetin e Nato-s, njoftimi i Aleancës që del kundër atij të ambasadores Kim

Pas Tiranës, përbindëshit e qiellit kanë vijuar më pas drejt bregdetit të Malit të Zi në orën 15:05 deri 15:15 minuta. Dhe në fund, avionët amerikanë kanë fluturuar mbi Dubrovnik, Kroaci nga ora 15:10 deri 15:20. 

23 Gusht 2022, 11:22 Nga F.M
Për 100-vjetorin apo për unitetin e Nato-s, njoftimi i Aleancës
Yuri Kim dhe ceremonia

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ftoi të gjithë qytetarët që të ndiqnin ceremoninë e fluturimit të avionëve B-52 të NATO-s nga sheshi “Skënderbej”. Në një njoftim në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në profilin e vetë Kim thuhej se fluturimi i B-52 bëhej për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. 

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, në mes të Tiranës, në mes të Shqipërisë për fluturimin historik të dy avionëve bombardues B52. Ashtu siç të gjithë e dinë, ata janë avionët më të mëdhenj të ushtrisë amerikane dhe po kryejnë një stërvitje duke fluturuar mbi rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo vetëm Shqipërinë. Po fluturojnë edhe në vende të tjera. Kjo duhet ta bëjë shumë të qartë që për Shtetet e Bashkuara, marrëdhënia jonë në fushën e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë krah aleates sonë të NATO-s. Tani, më pas, gjithmonë! Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë! Dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu me Shefin e Shtabit tuaj. E di që ka pasur disa incidente kohët e fundit, por ne jemi me ju deri në fund. Dhe presim të shohim përfundimet e hetimit dhe vënien përpara drejtësisë të atyre që janë përgjegjës,”- thuhej në njoftim.

Por, ky version nuk përputhet me atë të ushtrisë amerikane. Baza Ajrore Amerikane në Europë shkruante në njoftimin zyrtar se parada e 'gjigantëve' të qiellit është bërë për të demonstruar përkushtimin dhe sigurinë e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Europën Juglindore.  

Njoftimi

Dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA B-52 të caktuar në Skuadrën e 23-të të Bombave që aktualisht operojnë jashtë RAF Fairford, Mbretëria e Bashkuar, do të kryejnë fluturime mbi Evropën Juglindore të planifikuar më 22 gusht. Qëllimi i çdo mbikalimi është të demonstrojë përkushtimin dhe sigurinë e SHBA ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Europën Juglindore. Për më tepër, kjo do t'u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon sipër. Të hënën, më 22 gusht, avioni do të fluturojë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup, Maqedonia e Veriut; Sheshi Skënderbej Tiranë, Shqipëri; bregdetin e Malit të Zi; dhe Lovrijenac në Dubrovnik, Kroaci.

Avionët do të fluturojnë në këto orare: 

Shkup, Maqedonia e Veriut 2:35-14:45.

Tiranë, Shqipëri 2:50- 15:00.

Bregdeti i Malit të Zi 3:05-15:15.

Dubrovnik, Kroaci 15:10-15:20.

Por përse ambasadorja Kim e lidhi fluturimin e B-52 e 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA? Pas Tiranës, përbindëshit e qiellit kanë vijuar më pas drejt bregdetit të Malit të Zi në orën 15:05 deri 15:15 minuta. Dhe në fund, avionët amerikanë kanë fluturuar mbi Dubrovnik, Kroaci nga ora 15:10 deri 15:20. 

yuri kim

Sondazh

Poll