Aktualitet

Shi, breshër e shkarkesa elektrike, moti vjen me surpriza këtë javë

Temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celcius në vlerën maksimale, dhe në 16 gradë në vlerat minimale.

22 Gusht 2022, 19:21 Nga F.M
Shi, breshër e shkarkesa elektrike, moti vjen me surpriza këtë
Pamje nga reshjet e shiut

TIRANË- Java që sapo është futur premton një kohë me shi e reshje mjaft të dendura. Paraditja e nesërme pritet të nisë me vranësira e shi, ndërsa pasditja do të sjellë një mot të kthjellët. Mbrëmja do të shoqërohet me reshje shiu por edhe me shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të arrijnë në 30 gradë celcius në vlerën maksimale, dhe në 16 gradë në vlerat minimale. Reshjet e dendura të shirave kanë sjellë probleme edhe në disa zona të tjera të vendit. Konkretisht, shumë rrugë të Tiranës janë përmbytur.

Bllokim rrugësh kanë Elbasan e Gramsh gjithashtu. Rrëshqitje dherash ka në Maliq, ndërsa në Langaricë u bllokuan tetë turistë.

parashikimi i motit moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll