Aktualitet

U bllokuan në Langaricë, shpëtohen katër polakë dhe një fëmijë gjerman, çifti mbetet në shpellë

Mësohet se katër polakët janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në hotel.

22 Gusht 2022, 19:11 Nga F.M
U bllokuan në Langaricë, shpëtohen katër polakë dhe
Kanioni i Langaricès

PËRMET- Pesë turistë nga tetë që u bllokuan këtë pasdite në në kanionet e Langaricës, në llixhat e Benjës janë shpëtuar nga zjarrfikësit. Mësohet se katër polakët janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në hotel.

Gjithashtu është shpëtuar dhe një fëmijë gjerman, ndërsa prindërit e tij janë ende në shpellë.  Ata janë jashtë rrezikut për jetën, por po pritet rënia e nivelit të ujit për të ndërhyrë.

Tetë turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Shkak është bërë moti i keq. Reshjet intensive në zone kanë bërë që të dalë nga shtrati lumi i Langaricës.

langaric kanioni i langarices

Sondazh

Poll