Aktualitet

VIDEO- Aksident në Elbasan, makina rrotullohet në rrugë me tre persona brenda

Shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj.

22 Gusht 2022, 14:14 Nga A.B
VIDEO- Aksident në Elbasan, makina rrotullohet në rrugë me tre
Aksident

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Papër duke shkaktuar një të lënduar rëndë.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se si është dëmtuar mjeti tip 'Ford'. Shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj. Në makinë udhëtonin tre persona, por vetëm njëri prej tyre ka dëmtime serioze, kurse dy të tjerët kanë shpëtuar mrekullisht.


Dyshohet se shoferi humbi kontrollin për shkak të pagjumësisë.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll