Aktualitet

VD-EMRI/ Arrestohet 27-vjeçari për grabitje kasaforta në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Ata janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në Tiranë.

22 Gusht 2022, 12:51 Nga F.M
VD-EMRI/ Arrestohet 27-vjeçari për grabitje kasaforta në
Arrestimi, Tiranë

TIRANË- Kristian Fusha 27 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet për grabitjen e dy kasafortave në një shtëpi në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se I riu bashkë me një person tjetër, M. N., 23 vjeç, më datë 14 korrik kanë kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen "Ali Demi", 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Ata janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në Tiranë. 23-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Kasaforta". Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

- K. F., 27 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen "Ali Demi", 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kristian fusha policia e tiranes

Sondazh

Poll