Aktualitet

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA! Sot 'spektakël' në qiell nga dy avionë B-52

Aeroplanët do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

22 Gusht 2022, 10:52 Nga A.B

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA! Sot

TIRANË- Ditën e sotme qytetarët e kryeqytetit do të shohin spektakël në qiell. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, rreth orës 15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes. Aeroplanët do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë.

NJOFTIMI:

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ditën e sotme ora 14:45-15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes. Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.

aeroplani b-52

Sondazh

Poll