Aktualitet

Protestë në Mat, banorët dalin kundër kryetarit të Bashkisë: Larg duart nga uji jonë!

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt, pasi sipas tyre së bashku me vëllanë, me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është e vetmja mundësi për të jetuar.

22 Gusht 2022, 14:04 Nga A.B
Protestë në Mat, banorët dalin kundër kryetarit të
Proteste

MAT- Dhjetëra banorë dhe ish-banorë të zonës së Madheshit dhe zonës përreth në Mat, dolën në protestë ditën e sotme kundër ndërtimit të hidrocentralit me po të njëjtin emër, “HEC Madhesh”.

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt, pasi sipas tyre së bashku me vëllanë, me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është e vetmja mundësi për të jetuar.

Me thirrjet në duar: 'Kryetar larg duart nga Lundrea, është ujti jonë, është jeta jonë, banorët e Madhëshit', qytetarët shprehen se do të vijojnë rezistencën e tyre me qëllim mbrotjen e territorit ku ata kanë jetuar për shumë vite me radhë. 

Firma private “A.R.M-Albania Sh.p.k” planifikon të fusë në tuba, lumin Lunre, degë e fundit e lumit të Matit, i cili derdhet në liqenin e Shkopetit.

proteste ne mat proteste hec madhesh

Sondazh

Poll