Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, tre persona të tjerë në pranga

Ndërsa një 61-vjeçar me incialet A. P., u kap në Lushnje duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Tiran

22 Gusht 2022, 12:36 Nga F.M
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 38-vjeçari në
Policia e Tiranës

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se H. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”. Një tjetër është vënë në pranga për dhunë ndaj bashkëshortes. A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Ndërsa një 61-vjeçar me incialet A. P., u kap në Lushnje duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Njoftimi i policisë Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim H. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ,ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. P., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll