Aktualitet

Vrau gruan në Mirditë/ Autori ish-polic, ngrihen dy akuza për 61-vjeçarin

Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.

22 Gusht 2022, 11:08 Nga A.B
Vrau gruan në Mirditë/ Autori ish-polic, ngrihen dy akuza për
Viktima, Vitore Pacuku

MIRDITË- Dy akuza janë ngritur ndaj 61-vjeçarit, Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku. Autori është vënë në pranga nga policia e shtetit e ndaj tij janë ngritur akuzat vrasja nga pakujdesia dhe armëmbajtja pa leje.

Mësohet se babai i dy fëmijëve, ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vete dhe më pas ishte larguar jashtë vendit, por ishte rikthyer sërish më vendlindje disa vite më vonë.

Në momentin e krimit asnjëri prej fëmijëve nuk ishte në shtëpi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës, ndërsa të afërm të Vitore Pacukut pretendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur aksidentalisht por me dashje. Policia raportoi fillimisht se vrasja ndodhi aksidentalisht, kur Paulin Pacuku ishte duke pastruar armën e tij. Një ditë pas krimit, u zbulua se arma e tipit pistoletë, ishte pa leje. Autori ndodhet në ambientet e komisariatit dhe pritet që ndaj tij të ngrihet akuza për vrasje dhe ajo e armës pa leje. 

burri vret gruan ne mirdite paulin pacuku vitore pacuku

Sondazh

Poll