Aktualitet

Incidenti me rusët në Shqipëri/ Dilema mes vendeve të BE për t'i ndaluar hyrjen, ministrat mblidhen në Pragë

Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht.

22 Gusht 2022, 10:00 Nga A.B

Incidenti me rusët në Shqipëri/ Dilema mes vendeve të BE

TIRANË- Dy rastet e futjes në uzinat në Shqipëri nga persona me nënshtetësi të huaj, ka marrë vëmendjen e mediave në mbarë botën. Tashmë policia shqiptare ka akuzuar zyrtarisht për spiunazh dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, të arrestuar më parë për përpjekje për të hyrë në një zonë të kufizuar ushtarake dhe më pas spërkatje të rojeve ushtarake me spraj të dukshëm paralizë nervore. Një ditë më pas u kapën katër persona me kombësi çeke pasi u futën në një fabrikë ushtarake në Poliçan.

'Euractiv' shkruan se incidentet vijnë pas një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me atë nëse duhet t'u  përgjigjen thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok. 

Letonia, Lituania dhe Polonia ndaluan lëshimin e vizave të reja turistike menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Finlanda njoftoi javën e kaluar se do të zvogëlojë përpunimin e vizave në vetëm 10% të rasteve të mëparshme të trajtuara në ditë. Vendet e tjera të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë, mbeten më të kujdesshëm.

Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.

Çështja do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë më 31 gusht, ndërsa blloku 27-vendesh peshon nëse do të dalë me një qëndrim të unifikuar mbi vizat afatshkurtra për rusët e zakonshëm.

ruset sulmojne uzinen e gramshit ministrat ne prage prage

Sondazh

Poll