Aktualitet

'Jemi turistë'/ U futën brenda uzinës së Poliçanit, lirohen 4 çekët, hetohen në gjendje të lirë

Tashmë do të jetë prokuroria e Beratit që do të vijojë hetimet ndaj tyre në gjendje të lirë.

22 Gusht 2022, 10:15 Nga A.B
'Jemi turistë'/ U futën brenda uzinës së
Momenti i arrestimit

TIRANË- Dy çiftet çeke që u kapën një ditë më parë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan janë liruar nga qelia. Gjykata ka vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë. Gjatë marrjes në pyetje turistët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kanë ngatërruar rrugën duke përfunduar brenda në tunel. Tashmë do të jetë prokuroria e Beratit që do të vijojë hetimet ndaj tyre në gjendje të lirë.

Personat me inicialet TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç u ndaluan pasi kishin thyer derën e njërit prej tuneleve që të çonte në uzinën e Poliçanit dhe kishin qëndruar aty për disa orë. Ndërkohë, policia arrestoi jashtë tunelit dy bashkëjetueset e tyre, gratë me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilat ishin duke bërë foto me aparat fotografik.

Policia ngriti dyshime se ata po fotografonin ambientet e uzinës së armëve duke qenë se të shtunën mbrëma u krijua një tjetër precedent ku dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh.

ceket ne uzinen e policanit

Sondazh

Poll