Politike

Shehu tregon prapaskenën: Rama serviri “kokën” e Bushatit në tepsi te Erdogani pas disa premtimeve

10 Gusht 2019, 10:03 Nga DOSJA
Shehu tregon prapaskenën: Rama serviri “kokën” e Bushatit

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur për marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Erdogan.

Ai ka deklaruar se Ditmir Bushati është shkarkuar nga detyra pasi Ramës këtë ia ka kërkuar Ergodan. Ai thekson se Rama serviri kokën e Bushatit në tepsi në shkëmbim të  të disa premtimeve nga ana e Erdoganit.

“Thelbi i asaj qe ndodhi me Z.Bushati qendron te fakti se ”koka” e tij per aresye dytesore, u kerkua ne tepsi si dikur nga Sulltani ajo e Ali Pashait, gje qe Kryeministri i kushtezuar e dorrezoi personalisht edhe ne shkembim te disa premtimeve, qe i duken atij sic i duket “fija e kashtes kujt po mbytet”, duke i bere “te lumtur” urdheruesit kembengules.
Thjesht nje tregues ky i vasalitetit rilindas, me rreziqet qe paraqet per rrugen tone te Integrimit dhe ate drejt Perendimit. PS. Krahasimi i “kokave” lidhet vetem me mekanizmin asgjesues.”

Reagimi i plotë:

Rama serviri “koken” e Bushatit ne tepsi!
(Meqenese disa po “cuditen” me cfare po ndodh ne Republiken tone te “bananeve”).
”Asgjesimi” i ish Ministrit te Jashtem ishte nje deshmi e vasalitetit, mungeses se dinjitetit te Qeverisjes sone, i mekanizmave orientale te “kapjes e detyrimit”, larg interesave te vendit, mbi te cilat jane ndertuar “aleanca” me partnere ne keto vite te Rilindjes.
Per mua Z.Bushati si Minister ka qene nje kundershtar politik, te cilit i kam kerkuar doreheqjen per ”turbullirat” diplomatike, Rajonale, per vizione partneriteti jo sinkron me interesat e vendit, duke i deformuar ato sipas detyrimeve te Rilindjes e te Kryeministrit, apo per te shpetuar pa sukses “koken”.
I vetmi rast me racional te tij ishin “belbezimet” ne disidence me planin antikombetar te shkembimit te territoreve Kosove-Serbi, gje qe perben vetem nje element ne asgjesimin e tij politik, si dhe ne tragjiko-komedine, qe po luhet sot ne Ministrine tone te Jashteme.
Thelbi i asaj qe ndodhi me Z.Bushati qendron te fakti se ”koka” e tij per aresye dytesore, u kerkua ne tepsi si dikur nga Sulltani ajo e Ali Pashait, gje qe Kryeministri i kushtezuar e dorrezoi personalisht edhe ne shkembim te disa premtimeve, qe i duken atij sic i duket “fija e kashtes kujt po mbytet”, duke i bere “te lumtur” urdheruesit kembengules.
Thjesht nje tregues ky i vasalitetit rilindas, me rreziqet qe paraqet per rrugen tone te Integrimit dhe ate drejt Perendimit.
PS. Krahasimi i “kokave” lidhet vetem me mekanizmin asgjesues.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati dritan shehu edi rama erdogan ditmir bushati dritan shehu edi rama erdogan

Sondazh

Poll