Politike

Ngrihet memorial në Tiranë për dëshmorët e grushtit të shtetit turk, a është Shqipëria nën kontrollin e Erdogan?

9 Gusht 2019, 17:22 Nga DOSJA
Ngrihet memorial në Tiranë për dëshmorët e grushtit

TIRANË– Bashkia Tiranë ka ngritur memorial në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi. Ky lajm nuk është dhënë në asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë dhe është bërë i ditur nga mediat turke.

Mediat e huaja janë bazuar në postme e publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës Turke në Tiranë ku shfaqet e gjtihë parade e zhvilluar në kryeqytet deri tek mbërritja e memorialit në Parkun e Liqenit.

Bashkia Tiranë ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rruga aty pranë tashmë “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Në memorial janë të shkruar emrat e 251 qytetarëve të cilët mbetën të vdekur teksa mbronin  Presidentin Erdogan në 2015.

Kjo është një ngjarje që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Madje edhe vetë shteti shqiptar ëhtë hera e parë që i ngre memorial viktimave të një grushti shteti të ndodhur në Turqi.

Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë Ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yoruk dhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Mbeten të paqarta motivet që e shtyjnë shtetin shqiptar të vendsoë ngritjen e këtij memoriali. Çfarë e lidh Shqipërinë me 15 korrikun e Turqisë?!

Erogan akuzon imamin Fet’hullah Gylen për organizimin e grushtit të shtetit më 15 korrik të vitit 206. Turqia gjithashtu ka shpallur “Lëvizjen Gylen” organizatë terroriste dhe persona të dyshuar si anëtarë të saj janë arrestuar dhe burgosur.

Gylen sot jeton në Pensilvani dhe i ka mohuar akuzat e përfshirjes në grushtin e shtetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fethullah gulen grushti ne shtetin turk ngrihet memorial turk ne tirane rexhep taip erdogan fethullah gulen grushti ne shtetin turk ngrihet memorial turk ne tirane rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll