Politike

Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Braçes: Dorëzohu para gjykatës, ne nuk paguajmë rrugë që nuk ndërtohen

9 Gusht 2019, 17:50 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Braçes: Dorëzohu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një status të zv/kryeministrit Erion Braçe. Në një status në Tëitter, Rama i është përgjigjur me fjalët e Braçes akuzave të kryeopozitarit Lulzim Basha në lidhje me akuzat për vjedhje në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

Me faturat e publikuara Braçe shkruan se qeveria e Partisë Soialsite nuk ka paguar asnjëherë një kompani që nuk e ka përfunduar ndërtimin e një rruge.

Zv/kryeministri shkruan më tej se Basha duhet të paraqitet për këto akuza para gjykatës pasi është ai që ka paguar 900 milionë euro kundrejt kompanisë që mori përsipër ndërtimin e rrugës Rreshen-Kalimash dhe nuke k a përfudnuar atë.

Statusi i plotë

LYRZIM, A E MBAN MEND KETE KONTRATE?
LYRZIM, A E MBAN MEND KETE TABELE?

Eshte kontrata e ndertimit te rruges 
RRESHEN-KALIMASH;

Eshte tabela ne kontrate-faqe 151,
E KOSTOS SE SYNUAR:
418 MILION EURO!

NE FAKT TI PAGOVE PER TE
900 MILION EURO E CA ME SHUME!
Vec per kete segment!

Te lexova dje per segmentin 
THUMANE-KASHAR;
Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, 
mbi 200 milion euro!
Pas teje dhe nje gazete sot,
shkruante se ne THUMANE-KASHAR,
qeveria ka faturuar-fakt i kryer,
mbi 200 milion euro!

E para gje;
Rruga Thumane -Kashar nuk po ndertohet, 
nuk ka nisur te ndertohet,
nuk ka asnje volum punimesh,
per pasoje,
AS KA FATURUAR KUSH E 
AS KA PAGUAR KUSH 
QOFTE EDHE NJE QINDARKE NGA PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT!

Pra ZERO LEKE, ZERO EURO!

Perkundrazi, 
kjo Qeveri, sot eshte ne gjyq me kompanine Gener 2 qe 
i kerkon fitimin e munguar per 
anullimin e asaj kontrate!

E ben dot dallimin Lyrzim?

Tabela ne foto, 
ne faqen 151 te Kontrates se Ndertimit te Autostrades Rreshen-Kalimash,
ka nje vlere te synuar prej 
418 milone eurosh;
Ti gjate prokurimit e me pas ndertimit,
e cove ne 900 milion euro,
ATA FATURUAN DHE TI PAGOVE FATURE ME FATURE DERI NE 
900 MILION EURO!

Ky eshte fakti i kryer Lyrzim!
Vlera e synuar, vlera e faturuar, 
vlera e paguar, rruga ashtu e ndertuar!
Me gjen dot nje fature te paguar per rrugen Thumane-Kashar Lyrzim?
Nese nuk ndertohet e nuk paguhet,
si vidhet?
Ne dosje bashke me kontraten,
kam akuzen e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikes;
ATY TREGOHET SI ESHTE VJEDHUR!
ASHTU ESHTE VJEDHUR NE RRUGE!
PERGJEGJESI PER VJEDHJEN SIPAS PROKURORISE, JE TI!

Bindju ligjit e dorezohu para gjykates Lyrzim!

Një ditë më parë Basha bëri një postim në Facebook, ku akuzoi kreun e qeverisë se po vjedh lekët e shqiptarëve.

Basha theksoi se në vendin më të afërt të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion brace lulzim basha ndertimi i rrugeve edi rama erion brace lulzim basha ndertimi i rrugeve

Sondazh

Poll