Politike

‘Ju a jeni kërcënuar?’ Braçe: Për fat të keq apo të mirë, nuk dëgjoj nga veshët (VD)

10 Gusht 2019, 09:57 Nga DOSJA
‘Ju a jeni kërcënuar?’ Braçe: Për fat të

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe pas një deklarate për shtyp lidhur me aksionin anti-informalitet ka pritur pyetje nga gazetarët e pranishëm.

Pyetjes nëse Braçe, ashtu si nënpunësit e Tatimeve, është kërcënuar nga pronarët e biznesve që ka bllokuar zv.kryeministri i është përgjigjur me humor.

Për fat të keq apo të mirë unë nuk dëgjoj nga veshët. Mos t’i bien telefonit, as mos të më shkruaj. Kush shan, e merr mbrapsht gjithçka,“-tha Braçe.

Pjesë nga prononcimi: 

PYETJE: Folët për një kërcënim, nuk pengohen që nënpunësit të shkojnë me efektivë policie? Ju, a jeni kërcënuar?

Braçe: Ndryshimet në Kodin Penal shtonin masën e reagimit të institucioneve ligjore. Një vit më parë subjektet në Dhërmi janë mbyllur me FNSH, ndërsa kësaj rradhe nga tre inspektorë. Operacioni është zhvilluar pas orës 12 të natës. Kam qënë në lidhje dhe i kam dëgjuar vetë kërcënimet. Organet e policisë së shtetit janë vënë në lëvizje. Për fat të keq apo të mirë unë nuk dëgjoj nga veshët. Mos t’i bien telefonit, as mos të më shkruaj. Kush shan, e merr mbrapsht gjithçka.

Ditën e sotme zv. kryeministri Erion Braçe foli për aksionin anti-informalitet. Braçe tha se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë. Socioalisti i bëri apel gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin, i cili sipas tij është shumë i qartë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet erion brace aksioni anti-informalitet erion brace

Sondazh

Poll