Politike

Aksioni anti-informalitet, Braçe i ashpër: Nënpunësit janë kërcënuar. I bëj thirrje gjyqtarëve të bëjnë të respekto

10 Gusht 2019, 09:46 Nga DOSJA
Aksioni anti-informalitet, Braçe i ashpër: Nënpunësit

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme ku edhe ka folur lidhur me aksionin anti-informalitet.

Në fjalën e tij Braçe ka dhënë detaje lidhur me aksionin duke theksuar se ai do të vijojë dhe se subjektet e bllokuara do të rifuten në treg vetëm pasi të kenë paguar detyrimet.

Teksa fliste për aksionin zv.kryeministri tha se nënpunësit e administratës ishin kërcënuar nga administratorët e subjekteve të bllokuara. Braçe premtoi se për ta ligji do të zbatohej në maksimumin e mundshëm.

Në fund, Braçe i ka bërë apel të gjithë gjyqtarëve të Gjykatave Administrative që të respektojnë ligjin ndryshe nga rasti i Taivanit, i cili sipas socialistit u rihap padrejtëisht dhe se përgjegjësi do të ndëshkohet.

Javët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit. Nw vend vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha.

Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet erion brace aksioni anti-informalitet erion brace

Sondazh

Poll