Politike

Aksioni në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, Rama: 2 xhungla të krijuara nga paaftësia e bashkive të djathta (VD)

10 Gusht 2019, 09:09 Nga DOSJA
Aksioni në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës, Rama: 2 xhungla

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksionin kundër informalitetit. Ai ka deklaruar se plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës janë dy xhunga më të mëdha në lidhje me çështjen e dokumentacionit të pronave.

Rama ka theksuar se këtë aksion do ja kthejë përfundimisht plazhin e zaptuar popullit.

“Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta?Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit?”, shprehet ai. 

Sot janë liruar mbi 10 mijë metra katrorë tokë në Velipojë dhe Shëngjin. Sipas policisë ato ishin toka të zaptuara nga persona të ndryshëm.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Disa ditë më parë Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Po kështu sot është shpallur në kërkim edhe pronari i “Gega oil”  për evazion fiskal dhe pastrim parash. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet aksioni në shëngjin edi rama aksioni anti-informalitet aksioni në shëngjin edi rama

Sondazh

Poll