Aktualitet

Incidentet në Uzina, Anila Hoxha: Aty ka armë, është aktive, ‘blogerët’ rusë rrezikuan sigurinë kombëtare

Sipas Hoxhës, rusët kanë rrezikuar sigurinë kombëtare në vend.

21 Gusht 2022, 17:09 Nga F.M
Incidentet në Uzina, Anila Hoxha: Aty ka armë, është aktive,
Gazetarja Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha shkruan se Uzina e Gramshit ishte funksionale dhe se aty demontoheshin armë. Në postimin e bërë nga Hixha në Facebook shkruhet se Uzian nuk është muze dhe se këtë gjë ajo e ka të konfirmuar nga vetë Ministria e Mbrojtjes. Sipas Hoxhës, rusët kanë rrezikuar sigurinë kombëtare në vend.

Postimi i Anila Hoxhës:

Per shkak se po mbledh te dhena per dokumentarin Exclusive, informacioni i sakte eshte se ne Uzinen Mekanike te Gramshit ka arme qe demontohen. Nuk eshte muze dhe PO eshte zone ushtarake. Keta “ Blogeret” ruse qe hyjne e perleshen me ushtaret shqiptare kurse bashkepuntoret e tyre tentojne te arratisen kur e kane makinen me drone e aparate, pa egzagjerim kane prekur sigurine kombetare. Shqiperia eshte vend anetar i NATO dhe ruset kane kohe qe kryejne aktivitete spiunazhi ketu. Ti shohim faktet ne sy edhe nese “ blogeret” perdorin spray kimik. Poshte pergjigjja e Ministrise se Mbrojtjes ( e shkurtuar nga une) per Uzinen e Mekanike te Gramshit , nisur me email nje muaj me pare. Ministri i mbrojtjes duhet te informohet me mire per armet qe gjenden ne Uzina dhe JO, seshte e vertete qe aty ska aktivitet. E njejta Ministri pranon demontimin ne emailin e nisur dhe per gjendjen stok te armeve nen proces aty.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

anila hoxha ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll