Aktualitet

Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagosen nëna dhe foshnja

Të dy mjetet kanë qenë duke levizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti tip Benz ka goditur nga mrapa mjetin tip Volksvagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe femija.

21 Gusht 2022, 16:16 Nga F.M
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, plagosen nëna
Aksident

KORÇË- Nëna dhe foshnja e saj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçe-Pogradec. Mësohet se në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leshnicë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të dy mjetet kanë qenë duke levizur nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti tip Benz ka goditur nga mrapa mjetin tip Volksvagen ku udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe femija.

Për pasojë, gruaja dhe bebi janë lënduar. Ata ndodhen në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll