Aktualitet

Turisti Italian pëson infarkt në plazhin e Sarandës, ndërron jetë në vend

Turisti ka qenë duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, në momentin që ka pësuar infarkt.

21 Gusht 2022, 16:11 Nga F.M
Turisti Italian pëson infarkt në plazhin e Sarandës, ndërron
Sarandë

SARANDË- Një turist Italian, G. V., 77 vjeç ka ndërruar jetë në plazhin e Sarandës. Mësohet se turisti ka qenë duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, në momentin që ka pësuar infarkt. Për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sarande

Sondazh

Poll