Aktualitet

Me 11 mln lekë e afro 15 mijë euro, ndalohet 49-vjeçari në Kakavijë

49-vjeçari, rezident në Athinë, Greqi, u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

21 Gusht 2022, 16:56 Nga F.M
Me 11 mln lekë e afro 15 mijë euro, ndalohet 49-vjeçari në
Paratë e sekuestruara

KAKAVIJË- 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë janë sekuestruar në Kakavijë pasi personi që i mbante nuk i kishte deklaruar. Në njoftim bëhet me dije se personi me inicialet B.Z., iu ushtrua kontrolli në kufi kur po udhëtonte me një mjet të llojit ‘Fiat’. Atij iu gjetën paratë e padeklaruara dhe ju sekuestruan. 49-vjeçari, rezident në Athinë, Greqi, u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, krahas masave të ndërmarra për menaxhimin e fluksit të shtuar të levizjes gjatë sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive. Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin B. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1 165 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 49 vjeç, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

kakavije

Sondazh

Poll