Aktualitet

Sherr për motive pronësie në Burrel, zihen 4 burra, arrestohen nga policia

Ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas janë vënë në pranga.

21 Gusht 2022, 14:42 Nga F.M
Sherr për motive pronësie në Burrel, zihen 4 burra, arrestohen
Policia

MAT- Katër persona të së njëjtës familje kanë përfunduar në pranga pasi janë konfliktuar me njëri-tjetri për çështje pronësie. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Fran Miza, Ndue Miza, Flavian Miza dhe Asterio Miza janë zënë me njëri-tjetrin në Ulëz për çështje pronash. Ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas janë vënë në pranga.

Policia Mat: U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia mat fran miza ndue miza flavian miza asterio miza

Sondazh

Poll