Aktualitet

Burri vrau gruan në Mirditë/ Familjarët fajësojnë 61-vjeçarin, s'hapin dyert e mortit, banorët: Ai ishte problematik

Familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje dhe jo nga pakujdesia duke pastruar armën

21 Gusht 2022, 14:14 Nga A.B
Burri vrau gruan në Mirditë/ Familjarët fajësojnë
Policia

LEZHË- Vrasja e Vitore Pacukut në fshatin Jezull të Mirditës, sipas familjarëve nuk ka ndodhur pa dashje. Burime të 'Top Channel', tregojnë se ngjarja nuk ka ndodhur nga pakujdesia, siç u raportua nga policia e shtetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm e sipas familjarëve të viktimës ishte me dashje.

Ata kishin pak ditë që ishin kthyer nga pushimet ndërsa banorët e zonës kanë tregruar se 61-vjeçari njihej si njeri problematik, ndryshe nga gruaja e cila njihej si person i qetë. Mësohet se familja e viktimës nuk ka hapur as dyert e mortit, duke pretenduar se burri e ka vrarë me dashje dhe jo nga pakujdesia duke pastruar armën.

Forcat e policisë raportuan fillimisht se 61-vjeçari Paulin Pacuku vrau gruan e tij nga pakujdesia teksa po pastronte armën.

burri vret gruan ne mirdit paulin pacuku vitore pacuku

Sondazh

Poll