Aktualitet

‘Humba shikimin për një moment’, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh

Ushtari thotë se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

21 Gusht 2022, 14:14 Nga F.M
‘Humba shikimin për një moment’, flet ushtari i sulmuar
Ushtari

TIRANË- Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta. EuroNews ka publikuar videon, ku ushtari shihet që vizitohet nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së. Ushtari thotë se e netralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat,"- tha ai.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte.

Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit albi bici ardian xhaka

Sondazh

Poll