Sport

Klopp kërkon pikët: "Nëse ndeshja ndaj Manchester United pezullohet..."

Trajneri i Liverpool shprehet se skuadra e tij duhet të marrë të tre pikët, nëse ndeshja e së hënës në ‘Old Trafford’ anulohet për shkak të protestave të tifozëve vendas kundër pronarëve të tyre.

21 Gusht 2022, 09:00 Nga DOSJA

Klopp kërkon pikët: "Nëse ndeshja ndaj Manchester United

ANGLI - Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, është shprehur se skuadrës së tij duhet t'i jepen të tre pikët, nëse ndeshja e së hënës kundër Manchester United në ‘Old Trafford’ anulohet për shkak të protestave të tifozëve vendas kundër pronarëve të tyre.

Në maj 2021, tifozët e United hynë në fushë para fillimit të takimit në shenjë proteste kundër familjes Glazer. Ndeshja u riplanifikuar dhe u zhvillua më vonë Demonstrata të ngjashme thuhet se janë planifikuar edhe për këtë të hënë.

“Unë në të vërtetë shpresoj që kjo të mos ndodhë, por nëse ndodh, mendoj se duhet të marrim pikët në tavolinë,- u tha Klopp gazetarëve para ndeshjes. - Ne nuk kemi asnjë lidhje me situatën dhe nëse tifozët duan që të mos ketë ndeshje, atëherë ne nuk mund ta zhvillojmë atë përsëri dhe ta përshtatim atë në një date tjetër në një sezon tepër të ngjeshur”.

Familja amerikane Glazer ka qenë në qendër të vëmendjes së tifozëve pas fillimit të zymtë të sezonit të United. Ata humbën dy takimet e para dhe nuk arritën të sigurojnë objektivat e tyre në tregun e transferimeve.

Glazers thuhet se janë të hapur për të shitur një pakicë të aksioneve të Manchester United, me miliarderin britanik Jim Ratcliffe që shpreh interes për blerjen e klubit. Liverpool po kërkon gjithashtu fitoren e parë të sezonit, pas barazimeve kundër Fulham dhe Crystal Palace.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll