Sport

Ibiza denoncon një vjedhje materialesh sportive në stadiumin “Can Misses”! Arrestohen hajdutët, ishin pesë italianë…

Kriminelët kishin marrë pajisje të skuadrës së futbollit: bluza, pantallona, xhupa dhe madje edhe një flamur

21 Gusht 2022, 11:30 Nga DOSJA

Ibiza denoncon një vjedhje materialesh sportive në stadiumin

SPANJE - Klubi UD Ibiza ka raportuar vjedhjen e pajisjeve të ndryshme sportive nga e premtja deri të shtunën mbrëma në stadiumin e saj ‘Can Misses’. Sipas ‘Diario de Ibiza’, hajdutët morën kryesisht bluza, pantallona, ​​xhupa dhe madje edhe një flamur. 

Kriminelët, pesë persona me kombësi italiane, tashmë janë arrestuar dhe materiali që ndodhej në një bujtinë në ‘Sant Antoni de Portmany’ është gjetur. Sipas kësaj gazete lokale, nga pesë të arrestuarit, njëri është liruar dhe katër të tjerët janë në pritje të gjykimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll