Aktualitet

Incidenti në uzinën në Poliçan/ 4 çekë dëmtuan kyçin e derës, futen në tunel të kamufluar, u veshën si ushtarë

Aktualisht uzina e Poliçanit, ku dikur prodhonte armë dhe municione, është blinduar nga policia

21 Gusht 2022, 13:43 Nga A.B
Incidenti në uzinën në Poliçan/ 4 çekë
Uzina ne Polican

BERAT-Katër çekë janë futur në tunelin që të çon drejt uzinës së Poliçanit. Ata u kapën duke fotografuar një tunel që të çonte drejt uzinës së Poliçanit. Bëhet e ditur se në mesin e personave të ndaluar ka dhe gra të cilët për të hyrë brenda tunelit kanë thyer kyçin e derës. Ata kanë pohuar se janë turistë dhe nga kontrolli nuk u është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Aktualisht uzina e Poliçanit, ku dikur prodhonte armë dhe municione, është blinduar nga policia, FNSH dhe policia Ushtarake. Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. 

Një ditë më parë, dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh. Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

polican ceket ne uzinen e policanit

Sondazh

Poll