Aktualitet

Ngjarja në Gramsh, Peleshi: Ushtarët lënë sot spitalin, distancohem nga çdo deklaratë politike

21 Gusht 2022, 10:33 Nga DOSJA

Ngjarja në Gramsh, Peleshi: Ushtarët lënë sot spitalin,

Peleshi: Gjendja e ushtarakëve është e mirë, kanë kaluar një natë të qetë, sot janë gati për të dalë. Tre shtetas të huaj janë afruar në ish uzinën, aty nuk ka aktivitet, u afruan për të fotografuar, një prej tyre kapërceu rrethimin në mënyrë të paligjshme, se aty nuk mund të aksesosh pa autorizim. Dy ushtarakët e kanë ndaluar, shtetasi me pasaportë ruse dhe ukrainase ka reaguar fizikisht, ka përdorur një spray. Ushtarakët i kanë ndaluar, njoftuan policinë e shtetit, u krye ndalimi i kërij shtetasi, më pas jo shumë larg uzinës së Gramshit u ndaluan dhe dy të tjerët në një makinë. është një ngjarje që duhet vlerësuar, ne nuk nxitohemi dhe të nxjerrim konkluzione. Janë shumë struktura që po punojnë që nga inteligjenca jonë, policia e shtetit, antiterrori, tani janë duke u marrë në pyetje. Do ketë sot, për pak orë ose minuta deklaratë për zbardhjen. Distancohem nga çdo deklaratë politike. 

Sondazh

Poll