Aktualitet

Sulmi mbi ushtarët shqiptarë/ Dëshmitarët: Të huajt kishin dy ditë që vinin vërdallë

Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

21 Gusht 2022, 08:37 Nga A.B
Sulmi mbi ushtarët shqiptarë/ Dëshmitarët: Të huajt
Uzina

GRAMSH- Dy rusë dhe një ukrainas kanë tentuar ditën e djeshme të futen në uzinën ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar. Ata u prezantuan fillimisht si turistë, e më pas tentuan që të futeshin në uzinën e Gramshit dhe ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike kanë dalë për t’i ndaluar. Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Dëshmitarët okularë thanë se personi që u ndalua kishte pasaportë ruse. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve pranë zonës ata kishin dy dite që vinin vërdallë rrethimit të uzinës dhe mbanin harta dhe aparate fotografike me vete.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll