Aktualitet

Sulmi/ DETAJE, ukrainasi shëtiti vjet Shqipërinë me “Chevrolet”, fotografoi ushtarin në uzinë

24-vjeçari Mikhail Zorin, nga Ukraina paraqitet si blogger në Instagram dhe në fotot e publikuara shihet mjeti 'Chevrolet' të cilin policia e sekuestroi ditën e djeshme.

21 Gusht 2022, 08:01 Nga A.B
Sulmi/ DETAJE, ukrainasi shëtiti vjet Shqipërinë me
Mikhail Zorin

TIRANË- 'Jemi bloggerë' kanë dëshmuar para grupit hetimor tre personat që u ndaluan pas sulmit në Uzinën Ushtarake në Gramsh. E kështu paraqiten në rrjetet sociale, kryesisht në 'Instagram'. 24-vjeçari Mikhail Zorin, nga Ukraina paraqitet si blogger në Instagram dhe në fotot e publikuara shihet mjeti 'Chevrolet' të cilin policia e sekuestroi ditën e djeshme.

Sulmi/ DETAJE, ukrainasi shëtiti vjet Shqipërinë me

Ai ka qenë me të njëjtën makinë edhe vitin që shkoi në Shqipëri madje ka fotografuar rrugëtimin që nga plazhet e jugut e deri te hyrja në uzina, aty ku dhe tregon ushtarët. 

Sulmi/ DETAJE, ukrainasi shëtiti vjet Shqipërinë me

Ukrainasi udhëton në shumicën e vendeve evropiane dhe publikon foto në rrjetet e tij sociale.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

mikhail zorin ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll