Aktualitet

Makina del nga rruga dhe bie në kanalin 1.5 metër të thellë! Banori i zonës shpëton 4 vajzat

Pas daljes nga rruga mjeti ka përfunduar në një kanal kullues që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të shiut të rëna së fundmi.

20 Gusht 2022, 18:53 Nga e.k

Makina del nga rruga dhe bie në kanalin 1.5 metër të thellë!

LEZHË- Një aksident i rëndë që për pak sa nuk përfundoiu në tragjedi ka ndodhur poasditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një automjet, me të cilin udhëtonin katër vajza ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga.

Pas daljes nga rruga mjeti ka përfunduar në një kanal kullues që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të shiut të rëna së fundmi.

Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht në një thellësi që arrin deri në 1.5 metër, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tre të rejave të cilat janë dërguar menjëherë në Spital.

lezhe

Sondazh

Poll