Aktualitet

Pastrim parash e trafik droge, arrestohen në Kakavijë 3 shqiptarët e shumëkërkuar

Shqiptarët janë kapur teksa tentonin të kalonin kufirin.

20 Gusht 2022, 17:37 Nga F.M
Pastrim parash e trafik droge, arrestohen në Kakavijë 3
Policia greke

KAKAVIJË- Tre shqiptarë që kërkoheshin nga drejtësia italiane e greke për trafik droge dhe pastrim parash janë vënë në pranga në Kakavijë. Këtë mesditë, shqiptarët janë kapur teksa tentonin të kalonin kufirin.

Për dy prej shqiptarëve të arrestuar ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritetet italiane. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar me 6 vjet e 9 muaj burg për trafik droge ndërsa tjetri i dënuar me 1 vit 8 muaj burg për pastrim parash dhe grabitje.

Shqiptari i tretë është një 38-vjeçar i cili kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga prokuroria e Selanikut.

kakavije

Sondazh

Poll