Aktualitet

Policia publikon pamjet me dron, kush nuk respekton këmbësorët ndëshkohet me gjobë

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se kushdo që nuk respekton këmbësorët do të gjobitet.

20 Gusht 2022, 17:48 Nga I.A
Policia publikon pamjet me dron, kush nuk respekton këmbësorët
Pamje nga vrojtimi

TIRANË- Policia ka publikuar disa pamje me dron nga Tirana, ku shihen mjetet që nuk kanë respektuar përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se kushdo që nuk respekton këmbësorët do të gjobitet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Një ndër objektivat e “????Dronit edukues????” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

policia e shtetit

Sondazh

Poll