Aktualitet

Air Albania në kolaps! Dhjetëra qytetarë të bllokuar në aeroport që në 06:00, askush s'jep sqarim

Shtyrjet pritet që të vijojnë ende, ndërsa udhëtarët mbeten peng në aeroport dhe nuk u jepet asnjë shpjegim. Ata vetë thonë se një prej avionëve është i prishur por qëndron në pistë.

20 Gusht 2022, 18:37 Nga F.M
Air Albania në kolaps! Dhjetëra qytetarë të bllokuar në
Qytetarët e bllokuar në aeroport

TIRANË- Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nënë Tereza” pranë Rinasit pasi kompania “Air Albania” është në kolaps të plotë. Udhëtarë të ngecur në aeroport kanë rrëfyer për Dosja.al se udhëtimi i planifikuar në orën 06:00 për në Antalia është shtyrë disa herë gjatë ditës.

Fillimisht, sipas udhëtarit në fjalë, janë njoftuar se nisja do të bëhej në 13:00, por nuk ka qenë e mundur që të bëhej as në këtë orë. Më pas, udhëtimin e kanë shtyrë në orën 17:00 e më pas në 18:30.

Shtyrjet pritet që të vijojnë ende, ndërsa udhëtarët mbeten peng në aeroport dhe nuk u jepet asnjë shpjegim. Ata vetë thonë se një prej avionëve është i prishur por qëndron në pistë.

“Nuk na japin asnjë arsye, kemi që në orën 06:00 këtu,”- tregon një prej qytetarëve.

 

nene tereza air albania air albania ne kolaps

Sondazh

Poll